“Njollosët të drejtat e të rinjve”, studentët në protestë para MASH, kërkojnë dorëheqjen e Evis Kushit
Të rinj studentë dhe pjestarë të Lëvizjes për Universitetit janë organizaur në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër deklaratave të ministres Evis Kushi.
Ata kërkojnë të vendosur dorëheqjen e Kushit, ndërkohë që pretendojnë se ministrja ka tentuar të njollosë të drejtat e të rinjve dhe protestën.
Të rinjtë në shenjë simbolike kanë qëlluar me bojë fasadën e ministrisë.
Pak ditë më parë Evis Kushi në një intervistë, tha se të rinjtë që kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme për Klodian Rashën duhet të trajtohen nga një psikolog. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta nga ana e studentëve.