Njujorkezët u frikësohen sonte sulmeve të ujqve të vetmuar në ”Times Square”
Ndërsa nuk ka ndonjë kërcënim specifik, forcat federale, shtetërore dhe lokale të ligjit mbeten të shqetësuara se festimet e Vitit të Ri në ”Times Square” Këtë mbrëmje mund të jenë në shënjestër të dhunës dhe nivelet e sigurisë në Nju Jork janë ngritur në nivelet më të larta.
Sipas një shënimi nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, ekziston një frikë e veçantë nga “sulmet e pasofistikuara dhe të vështira për t’u zbuluar që vijnë nga klima politike në Lindjen e Mesme”.
”Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit ka krijuar një mjedis të lartë kërcënimi dhe komuniteti i shërbimit sekret është i shqetësuar për personat e vetmuar që mund të sulmojnë komunitetet hebreje, myslimane, të krishtera dhe arabe në përgjigje të konfliktit në vazhdim”, thuhet në deklaratë.
Dronët e policisë do të fluturojnë mbi sheshin ikonik gjatë gjithë ditës, ku nga ora 15:00 me orën lokale, mijëra njerëz do të fillojnë të mbërrijnë për të dëshmuar “Rënien e topit” klasik në mesnatë, rënien e sferës gjigante që shënon fillimin e viti i ri./ a.jor.