“No sense”, Sejdarasi: Energjia prodhohet me 0.8 lekë dhe shitet me 18
Çmimi i energjisë elektrike është disktuar në studion e emsionit “Ekopolitikë” në RTV Ora. Bardhi Sejdarasi thotë se është no sense dhe antikap i madh që të prodhohet energjia me 0.8 lekë dhe të shitet 18.
Bardhi Sejdarasi: Unë shaj biznesin tani, sepse biznesi i ka hapësirat e pafundme. Tani ke hyrë në treg, tregu i lirë këtë ka. Konkurron me atë që ke përballë, e mund ose të mund dhe del nga tregu. Unë them, pas kaq vitesh që është liberalizuar tregu pse investitorët privat, tregtarët, prodhuesit nuk më ulin çmimin e energjisë elektrike. Është no sense, është antikap i madh që të prodhohet energjia me 0.8 lekë dhe të shitet 18.
Pano Soko: Që kur u vendos, nuk u vendos një strukturë e qartë me qëllim që në një pikë të caktuar të dilte nga djepi i qeverisë, ajo vazhdon të qëndrojë te djepi i energjisë, e tund qeveria.