Nobelistja e Paqes, iraniania Narges Mohammadi, në teleashe të reja ligjore

Nobel Peace Prize Winners Narges Mohammadi

Shtetasja iraniane Narges Mohammadi, fituese e çmimit ‘’Nobel për Paqe’’, aktualisht në burg, po përballet me një gjyq të ri mbi akuzat nga  forcat e sigurisë.

Gjyqi, që pritet të fillojë nesër, i referohet denoncimit të saj për një “luftë në shkallë të gjerë të regjimit kundër grave në republikën islamike’’

Ajo ftoi njerëzit të ndajnë historitë e tyre të arrestimeve dhe dhunës seksuale nga autoritetet. Në këtë gjyq ajo do të duhet të përgjigjet për “propagandë kundër regjimit”.

Mohammadi, e ndaluar në burgun Evin të Teheranit, përmendi rastin e gazetares dhe studentes Dina Ghalibaf, e cila, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, u arrestua pasi akuzoi forcat e sigurisë për pranga dhe sulme seksuale ndaj saj gjatë një arrestimi të mëparshëm në një stacion metroje.

Mohammadi ndodhet në burg që prej nëntorit të vitit 2021 dhe prej disa vitesh nuk ka parë bashkëshortin dhe binjakët e saj që jetojnë në Paris.

Ajo tashmë është duke vuajtur dënimet në bazë të disa dënimeve të dhëna vitet e fundit.

Sipas familjarëve, dënimet e saj arrijnë në 12 vjet e tre muaj burg, 154 kamxhik, dy vjet internim dhe kufizime të ndryshme sociale dhe politike.

Aktivistja ka qenë prej kohësh një kundërshtare e vendosur e detyrimit të grave iraniane për të veshur mbulesë dhe vazhdoi fushatën e saj edhe në burg, duke refuzuar të vesh hixhabin para zyrtarëve meshkuj.   / Oliver Serani /ATSH

SHKARKO APP