Noka: Basha peng i marrëveshjes me Ramën, sot prisja që të jepte dorëheqjen

Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se Lulzim Basha është një politikan tinëzar dhe se është peng i marrëveshjes që ka bërë në vitin 2017 me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu ai thekson se kjo marrëveshje i ka kushtuar shumë PD. Ndoka tha se priste që në konferencën që bëri Basha pak orë më parë të jepte dorëheqjen si kryetar i PD.

”Para se të shkonim te dita e nesërme, prisja që Basha të jepte një zgjidhje politike. Kur thirri një konferencë, prita që do të jepte dorëheqjen si kryetar i PD-së. Një lider i përgjegjshëm në këto kriza, nuk duhet të shkojë në seli. Basha rrezikon veten e tij nëse shkon në seli. Një turmë pavarësisht se thirret për një protestë paqësore është e indinjuar, e ofenduar nga Basha”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP