Noka ”bëhet” kryetari i PD së Berishës, takim me krerët e degëve: Rama dhe banda e tij…

Flamur Noka i cili duket që ka marrë frenat e PD-së së Berishës, pasi ky i fundit ndodhet në izolm, zhvilloi këtë mbrëmje një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ku deklaroi se Sali Berisha sot u pengua që të bënte detyrën, të përfaqësonte në Kuvend qindra mijëra shqiptarët që i besojnë dhe votojnë PD-në.

”Rama dhe banda e tij e pushtetit po na pengojnë të bëjmë detyrën, por asgjë nuk na ndal në misionin tonë. As Sali Berishën, as PD, as opozitën, as shqiptarët. Mblidhemi prej 20 ditësh pa ndërprerje, pavarësisht shiut apo të ftohtit te ”Rruga e Shpresës”, për t’i thënë doktor Berishës se nuk është vetëm.

Për ti thënë Edi Ramës se kur të mbërrijë ora e përballjes së tij me vetminë do të jetë qyq i vetëm, me katër muret e trasha të vilës në Surrel, para se ta marrin për ta çuar mes katër mureve të ftohta të qelisë.

Antikorrupsioni i Sali Berishës ka qenë dhe njeri nga faktorët kryesor të sukseseve të qeverisjes së tij. Pas daljes në opozitë Sali Berisha denoncoj me shumë se të gjithë politikanët e tjerë të marrë së bashku aferat personale familjare dhe qeveritare korruptive të Edi Ramës dhe ministrave dhe zyrtarëve të tij”,-tha Noka.

SHKARKO APP