Noka: E dinim rastin e Lefter Allës, por nuk kishim videon

Ish deputeti, Flamur Noka i ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi u shpreh se PD ishte në dijeni për rastin e kryebashkiakut të Bulqizës.

Noka theksoi se PD ishte në dijeni, por nuk kishte videon që u publikua sot në Abc News nga gazetari Artan Hoxha. Sipas demokratit video është shokuese.

“Ishim në dijeni, por nuk e kishim videon. Është një video shokuese sepse kryetari i një pusheti vendor të katandiset në atë farë derenxheje. Kjo është shëmbëlltyrë totale e kryeministrit. Të gjithë marrin shembullin e udhëheqësit”, tha ai.

E pyetur nga gazetarja nëse mund të konsiderohet kjo çështje si personale e Allës, Noka tha: “Të jesh përdorues një qytetar i thjeshtë është tjetër gje, por kur është përdoruer një person që ka pushtet është tjetër gjë. Nuk duhet ti ngatërrojmë. Kjo është fytyra e qeveritarëve të Edi Ramës. Nuk është i pari dhe as i fundit janë një seri. Por askush nuk mund ta kundërshtojë sepse përfaqësojnë një pushtet të inkriminuar”.

/abcnews.al

SHKARKO APP