Noka flet pas marrjes në pyetje nga Prokuroria: U thirra nga pengmarrësi, të hetohet policia për dhunën
Deputeti demokrat Flamur Noka pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku u thirrur për protestën e 8 janarit, tha se ajo ishte protesta më paqësore dhe më legjitime e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Sipas Nokës ai u thirr në prokurori me urdhër të pengmarrësit, duke ju referuar Edi Ramës.
”Shqiptarët dhe ndërkombëtarët e panë që bunkeri i krijuar në selinë e PD ishte i ideuar nga pengmarrësit. Arsyeja e vetme ishte pengmarrja e opozitës.
Unë sot me urdhër të pengmarrësit, isha i thirrur në prokurori për një protestë demokratike, legjitime dhe më paqësore e zhvilluar ndonjëherë.
I bëra thirrje prokurorisë të hetojë dhe dhunën e ushtruar barbare të ushtruar nga policia në shtëpinë e tyre, si dhe të hetojë një zjarrvënës si Spartak Braho duke shpikur lajme të rreme dhe duke krijuar panik. Si dhe i bërë thirrje të hetoj Sokol Bizhgën”.