Noka: Gardistët kanë dhunuar gratë deputete, ishin angazhuar 200 forca
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në emisionin ”Open”, duke komentuar përplasjet mes deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe Forcat speciale të Policisë së Shtetit tha se kjo ishte një tjetër mosbindje civile. Noka e konsideroi të paprecedentë atë që ndodhi sot në Parlament, duke shtuar se ishin angazhuar mbi 200 gardistë.
”Deputeti kërkon të hapë rrugën, të hyjë në sallën e Kuvendit të ushtrojë detyrën e tij. A ndodh në ndonjë Parlament të një vendi demokratik, që të vendosen 200 gardistë përpara derës për të ndaluar deputetët që të hyjnë të kryejnë detyrën e tyre? A keni parë pamjet e brendshme se si horrat rilindas, të veshur me kostumin e “gardistëve” dhunon gratë deputete”, tha Noka.
Ai tha se pamjet e kamerave të brendshme tregojnë se si horrat e veshur me uniformën e Gardës i turren nga pas deputeteve.