Noka, letër Ramës: Droga e shtrirë kudo, të monitorohet vendi

Zëvendës-kryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, deputeti Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, Edi Rama, ku ngre shqetësimin për të dhënat që tregojnë sipas tij 5-fishimin e sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë vietnameze, çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.

Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, Noka i kërkon kryeministrit të marrë masa e të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane sipas marrëveshjes së vitit 2011.

Noka kërkon gjithashtu shtrirjen e monitorimit në të gjithë territorin e vendit, pa kufizim apo paracaktim të itinerarit dhe publikimin e plotë të të dhënave të përftuara nga ky monitorim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?