Noka: Në vrasjen e forcës time politike nuk marr pjesë, Lulzim Basha po e varros atë

”PD po shkatërrohet pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga PD liderin historik Sali Berisha”. Ky është qëndrimi që mban deputeti Flamur Noka. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar, ai pati dhe një debat me kreun Lulzim Basha.

“Ka qenë një mbledhje e gjatë e kryesisë së grupit parlamentar. E kishim lënë që tematikat e debatit të mos bëhen publike dhe ramë dakord të dyja palët. Sdoja që të gjitha debatet të dilnin. Por kur marr vesh se kanë dalë debatet thjesht për të treguar që u fillua debati nga kryetari. Debati u zhvillua mbi parime mbi principe të një debati të shëndoshë për të shpëtuar PD, e cila është buzë varrit prej Bashës. E vetmja mënyrë për ta rregulluar është vetëm çuarja e vendimarrjes në bazë, kjo është e thjeshtë. Berisha ka kërkuar të vendosë anëtarësia, ai ka thënë se ikën direkt nëse vendos anëtarësia që ai të ikë. Është vendimi më i rëndë i Bashës dhe i paprecedentë, jo më i vështirë”,-tha për ”Report TV”.

 

SHKARKO APP