Noka nuk ikën nga Foltorja: Jam deputet i PD, vendimi që tregoni ju është një Enkelejd-paçavure
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deputeti Flamur Noka vijon që të mbajë të bllokuar Foltoren e sallës së Kuvendit.
Flamur Noka: Nuk ka vendim? Ma trego ti se ti do të shkosh e para për ndjekje penale se ti do shkosh për ndekje rregullore. Monizmin po e kaloni…
Lindita Nikolla: Ju lutem lironi Foltoren që të vijojmë. O zoti Bylykbashi po doni të merrni peng Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, dakord. Nuk jam këtu për të zgjidhur çështjet e brendshme të PD, por jam këtu për drejtuar Kuvendin.
Flamur Noka: Ta harrosh ti edhe Edi Rama. Koha e pengmarrjes ka marrë fund.
Lindita Nikolla: Ka pasur largime nga grupet parlamentare edhe kur ju keni qenë në maxhorancë. Ka qenë e njëjta procedurë. Nëse doni të stisni situata e keni shumë gabim zoti Noka.
Flamur Noka: Doni të gënjeni shqiptarët me një letër bakalli. Ja fytyra e këtyre dhe pastaj.