Noka: PD ka vend dhe për Berishën edhe për Lul Bravën

Dorëheqja e Lulzim Bashës duket se është e pamjaftueshme për Flamur Nokën, për ti hapur rrugë negociatave mes demokrateve për sa kohë dialogu kushtëzohet me largimin e Sali Berishës.

“Ne refuzojmë ketë skemë përçarëse. PD ka vend dhe për Berishën dhe për Lul Braven, Nokën Enkelejdin, Gazin dhe për këdo tjetër. Hap atë godinë, zhbungerizoje, kthimi i demokratëve pa asnjë kusht dhe zgjidhja vjen vetëm nga vota”.

Enkelejd Alibeaj i komanduar për të drejtuar partinë deri në 2023 nuk u ul në karrigen e kryetarit dhe as konflikti i brendshëm nuk u zhduk brenda natës.

SHKARKO APP