Noka: Për 25 prillin Basha del me platformë, kurse Rama po blen vota
Drejtuesi politik i PD-së në Kamzës, njëherazi edhe kandidat për deputet, Flamur Noka tha se për zgjedhjet e 25 prillit, PD dhe opozita është me platformë, kurse kryeministri Edi Rama dhe PS-ja po blen vota.
”Rilindja nuk ka lidhje me programin. Rilindja deh Rama nuk dalin me program. Ata dalin me një rrugë tjetër. Rruga e tyre është blerja dhe shantazhimi i votës. Po pse? Sepse pas 8 vjetësh që nuk ke bërë asgjë, pas 8 vjetësh pasi ke përzënë 500 mijë shqiptarë, pas 8 vjetësh që u ke vënë lakyn në fyt shqiptarëve, pas 8 vjetësh që i ke varfëruar dhe që i ke vjedhur me ato PPP-të e famshme, pas 8 vjetësh që nuk u ke rritur asnjë votë, pas 8 vjetësh që u premtove shëndetësi falas dhe nuk ua ke dhënë, pas 8 vjetësh që i ke lënë shqiptarët në mëshirë të fatit nuk mund të besoj kush sot për ato që do thuash. Ndaja ta kanë zgjedhur një rrugë, të blejnë dhe të shantazhojnë”.
KOHA JONË SONDAZH

