Noka për Metën: Shfaqje e turpshme. Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar
Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për arrestimin e Ilir Metës. Noka shkruan se ndalimi i makinës në forcën e aksionit blic është një shfaqeje e turpshme teksa e cilëson këtë vendim si urdhër politik nga qeveria. Për të populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias.
Postimi i plotë
Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë që ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit.
Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe Rama kërkon që #shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë.
Të gjitha do t’i kthehen mbrapsht. Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!
KOHA JONË SONDAZH

