Noka për protestuesit e burgosur: Vazhdon përballja me bandën në pushtet, ‘bisha’ e plagosur po jep shpirt
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 42 protestuesit e e arrestuar më 2 qershor. Dy pre tyrejanë mbajtur në arrest me burg, tre me arrest shtëpie dhe 37 me detyrim paraqitjeje, ç’ka ka bërë që ish-deputeti, demokrati Flamur Noka të pronocohet para medias menjëherë pas vendimit:
“Qytetarët dhe opozita, – tha Noka, – vazhdojnë të përballen me bandën në pushtet. Janë mbi 20 qytetarë të burgosur që nga 16 shkurti e mbrapa, që ende nuk janë marrë në pyetje dhe as merret ndonjë hetim për ta, vetëm se protestuan për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndërkohë ju jeni dëshmitarë të skandaleve ku janë përfshirë tre kryebashkiakë, deputetë deri tek kryeministri, në fashikuj që prokuroria politike nuk i zbërthen, por i zbërthejnë mediat ndërkombëtare. Por, “bisha’ e plagosur është duke dhënë shpirt dhe 8 qershori do të jetë një leksion i madh,’ nënvizoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

