Noka: Rama antishqiptar dhe Basha peng i tij. Vuçiç erdhi me një projekt ogurzi
Deputeti i PD-së, Flamur Noka thotë se kryeministri Edi Rama është pjesë e një organizimi antishqiptar, që quhet ”Open Balkan” dhe se Lulzim Basha është peng i tij.
”PD-ja tregoi se interesi kombëtar është kthyer në prioritet absolut. Arrestimi i minorenëve tregon fytyrën e regjimit, që në bashkëpunim me bravat, kishin organizuar mikpritjen e Slobodanit të ri. Aleksandër Vuçiç vjen në Tiranë si kapo i një projekti ogurzi për shqiptarët në Ballkan.
Vuçiç nuk mund të vijë dot në Tiranë, kur as ka kërkuar ndjesë për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve. Rama është pjesë e një organizmi antishqiptar, sepse Ballkani i Hapur është Jugosllavi e re në kohë moderne.
Edhe sikur rajoni të ishte në paqe totale, Ballkani i Hapur është favor për Serbinë dhe është rrënim për Shqipërinë. Kur Shqipëria merr pjesë në këtë iniciativë, kjo është vetëm tradhti kombëtare. Basha është peng i Ramës”,-tha në ”Syri.net”.