Noka: Rama e ktheu Kushtetutën në letër higjienike për t’i fshirë b… bandave që e mbajnë në pushtet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shpërhtyer në akuza të forta ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës, duke deklaruar se Rama e ka kthyer Kushtetutën në letër higjienike për t’i fshirë b… bandave që e mbajnë në pushtet

“Kjo që po ndodh sot në Kuvendin e Shqipërisë është ogur shumë i zi për demokracinë dhe të nesërmen e këtij vendi. Po ndryshohet Kushtetuta në mënyrë të njëanshme si kurrë më parë në demokraci. Kushtetuta guri themeltar i shtetit zyrtarisht është shndërruar në letër higjienike për të fshirë b… e bandës se pushtetit. Shteti nga sot është shndërruar në instrument i ushqyerjes dhe mbajtjes së pushtetit. Edi Rama dhe banda e tij sot i dhanë një goditje të rëndë të ardhmes së vendit dhe ëndrrës për integrim të shqiptarëve. Me këtë akt të paprecedent Rilindja tregoi se frymëzim për rrugën e tyre nuk është Europa, por Rusia.

Sot Edi Rama shpalosi hapur ëndrrën Putiniste. Ai dhe banda e tij janë përgjegjës për katandisjen si mos më keq të këtij vendi. Janë përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në parajsë të krimit të organizuar dhe ferr për qytetarët e thjeshtë… Janë përgjegjës për skamjen, mjerimin dhe për boshatisjen e atdheut tonë. Janë përgjegjës për plaçkitjen dhe bastisjen mizore që i bënë çdo pasurie të këtij vendi… Janë përgjegjës për shkatërrimin e shtetit. Dhe pse? Për hir të ëndrrës së sëmurë të tij për t’u kapur pas karriges.

Një gjë dihet si drita e diellit: Asgjë në botë s’e ndal dot rotacionin. Asnjë makinacion sado kriminal të jetë nuk e ndal frymën e ndryshimit dhe përmbysjes që ndihet kudo, në çdo cep të vendit. Rrokullisja e pushtetit të Ramës është e pandalshme. Këto kacavjerrjet vetëm se do i shtojnë agoninë dhe dhimbjen e ikjes nga pushteti. Kanë harruar një gjë. Shqiptarët kanë kohë që kërkojnë medeomos ndryshim. Ndryshimi do vijë. PD dhe Opozita e Bashkuar janë shpresa e ndryshimit”, shprehet në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat Flamur Noka.

SHKARKO APP