Noka: Rama ka rikthyer metodat e Enver Hoxhës në parti, kurse PD me risi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se Partia Socialiste që drejtohet nga Edi Rama ka rikthyer format dhe metodat e Enver Hoxhës në parti. Sipas tij, në antitezë me PS është PD e cila ka sjellë një risi.

”Rilindja që drejtohet nga Edi Rama ka rikthyer format dhe metodat e Enver Hoxhës në parti. Kryetarët, kryesitë emërohen, në qendër të gjithë emërohen. E njëjta skemë. Brenda kampit të rilindjes vota e lirë është e vrarë është e pushkatuar. Ama në antitezë PD ka sjellë një risi.

Risia është vota, primaret janë risia, vota e anëtarit është e barabartë me të kryetarit. Kjo është maksimumi i demokracisë direkte në një forcë politike. Nuk ka më që kryetari i partisë të përzgjedhë sipas zarfeve dhe tekave. Do të punojmë do ta mbështesim do ta bëjmë fitues”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?