Noka: Rama nuk ka çfarë thotë, ka qeverisur me krimin e korrupsionin
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati për deputet Flamur Noka u shpreh se Rama kur nuk ka çfarë thotë ofron batuta, por shtoi se ai ka qeverisur me krimin.
Noka: Kur Rama nuk ka çfarë thotë, ai ofron batutën, por shqiptarët nuk mund të ushqehen dhe të shkollohen me batuta. Kjo qeveri nuk ka qeverisur për shqiptarët.
Ashtu sikurse erdhi në pushtet me bandat dhe krijoi një aleancë me korrupsionin. Me këto dy shtylla është mbajtur në këto 8 vite. Kjo gjë është evidente sot dhe mund të ta faktojë çdo qytetar shqiptar.
Noka u shpreh se Rama në asnjë sondazh nuk del fitues në zgjedhje.
Noka: Rama në asnjë sondazhi nuk del fitues. Në vitin 2019 u tregua që as 15% e shqiptarëve nuk e ndoqën pas Rilindjen. Ky është sondazhi më i qartë i cili u faktua. Edhe brenda tyre që shkuan me zor, kishte kundër.
Opozita është duke ecur bindshëm drejt fitores. Kemi program të shkëlqyer që është hartuar nga ekspertët më të mirë. Ky program do të rimëkëmbë ekonominë e këtij vendi të rrënuar. Kostot do të dalin nga paratë e vjedhura nga Rilindja në shtet.