Noka: Rama të flasë për kërcënimet e gjyqtarit në Strasburg dhe milionat e baxhanakut
Deputeti demokrat Flamur Noka i kundërgjigjet ashpër qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri Edi Rama ndaj akuzave të selisë blu për favorizime të të afërmve të tij në dhënien e tenderave.
Kur nuk kanë kaluar as dy orë nga dalja e tij për media nga selia blu, Noka kësaj radhe përnmes rrjeteve sociale, shprehet se Rama në vend që të japë llogari për kërcënimet e gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut, apo për vjedhjen e 15.6 milionë eurove të baxhanakut të tij, Rama fshihet pas Ulsi Manjës dhe Endri Fugës për të shmangur dhënien e llogarisë para publikut shqiptar.
“Jep 15.6 milion euro nga paratë e shqiptarëve baxhanakut të tij,
Jep 17.3 milion euro Papulit që i ndertoi vilën në Surrel,
Kërcënon gjyqtarin në Strasburg që t’i hapë rrugë vjedhjes së pronave të shqiptarëve, dhe nga ana tjetër, nuk ka guximin të përgjigjet, por fshihet pas Ulsiut e Fugës”- thekson Noka në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

