Noka-Ramës: Burrat në veri nuk janë si ty, i respektojnë gratë
Vizita e kreut të qeverisë Edi Rama në Veri, ka shkaktuar debat në rrjete sociale. Këtë herë, deputeti i PD-së, Flamur Noka i përgjigjet Ramës duke i thënë se: ”Burrat në veri nuk janë si ty”. ”Burrat andej nga ne janë punëtorë por ti s’u ofrove asnjë shans këto vite të pushtetit tënd barbar. Na ke parë me urrejtje! E ke shpopulluar Kukësin dhe gjithë Veriun duke i detyruar të ikin emigrantë që të mbajnë gratë dhe fëmijet, pra familjen që për burrat e Veriut është e shenjtë”,-shkruan Noka.
Postimi i plotë
Edvin! Kur te flasesh per Kukesin, duhet te mbash gojen e shthurur, se burrat ne veri nuk jane si ty Edi Rama! Ne Kukes grate i respektojme, nuk i rrahim, nuk i percmojme, nuk i padisim per atesine e femijes.
Burrat andej nga ne jane punetore por ti s’u ofrove asnje shans keto vite te pushtetit tend barbar. Na ke pare me urrejtje! E ke shpopulluar Kukesin dhe gjithe Veriun duke i detyruar te ikin emigrante qe te mbajne grate dhe femijet, pra familjen qe per burrat e Veriut eshte e shenjte.
Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme? Ti je shoku i Elvis Roshit, perdhunes grash, je shoku i Arben Ndokes, trafikant grash.
KOHA JONË SONDAZH

