Noka: Regjimi do marrë përgjigjen që meriton
Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar ashpër për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ngjarje kjo që u shoqërua me dhunë policore ndaj qytetarëve të mbledhur në mbrojtje të Teatrit.
“Sot ishte dita e barbarëve. Sot barbarët u lëshuan si bisha mbi një godinë simbol historik të kulturës, siç ishte Teatri Kombëtar … Sot shqiptarët patën mundësi të shohin që nuk ka më një qeveri, por një regjim. Një regjim që legalizon drogën e shkatërron themelet e kulturës. Regjimi do marrë përgjigjen që meriton t’i jepet një regjimi. Dhe përgjigja do jetë popullore dhe e pandalshme. Me regjimet nuk ka rrugë tjetër”, shprehet ish-deputeti demokrat Flamur Noka.