Noka: S’kemi përballë etërit por bijtë e tyre, është i njëjti regjim

 

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatet e tyre dhe të largojnë këtë Qeveri, për të cilën deputeti demokrat tha se është njësoj si regjimi i diktaturës. Gjatë fjalës së tij në podium, Flamur Noka deklaroi se tashmë në këtë 25-vjetor të rënies së komunizmit kanë përballë “bijtë e etërve”.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë që 25 vite do të vinte nevoja të mblidheshim prapë së bashku kundër një regjimi. Burgu, arrestimi, bllokimi janë e vetmja gjë për të cilën e mbajti fajlën, për asgjë tjetër nuk e mbajti fjalën, asnjë premtim tjetër nuk e ka realizuar, burg për fukarenjtë, burg për ata që s’kanë lidhje me qeveirë, liri për banditët, kriminelët, për të inkriminuar e korruptuar. Këtë radh s’kemi përbalë etrit por bijtë e tyre, jemi përballë të njëjtit regjim. Sot mbizotëron e njëjta zi buke si ajo e viteve ‘90.  Rama është i përfshirë në krime, është i lidhur me krimin, i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre, këtë regjim. Koha ka ardhur ti shporrim, koha është tani, ti japim vendit drejtimin që meriton, një rend të ri, një të ardhme të re, ti japim vendit të ardhme të re për shqipërinë”, tha Noka.

SHKARKO APP