Noka: Valhutin merr rrogën nga BE, por i shërben Ramës
Deputeti i PD, Flamur Noka e quajti një farëse të turpshme procesin e zgjedhjes se anëtarëve të KLP dhe KLGJ. I ftuar në studion e lajmeve të ”Ora News”, Flamur Noka tha se Rama mori drejtësinë. Ai hodhi edhe akuza mbi ambasadoren e BE-së në Shqipër Romana Vlahutin se i shërben Edi Ramës. ”Sot iu vu vula që drejtësia është e kapur dhe sot Shqipëria ka një oligark zyrtar, ai është Edi Rama. Ai kontrollon ekzekutivin, legjislativin, një pjesë të medias, kontrollon sot pas farsës së votimit të Prokurores dhe ditës së sotme i ështrë vënë vula që ai është edhe kryeprkuror dhe kreu i drejtësisë. Kjo çfarë ndodhi sot është një farëse e turpshme”,-u shpreh Noka.
Ilva Tare: Po ndërkombëtarët pse e mbështesin një proces të tillë?
Flamur Noka: Zonja Vlahutin unë kam dyshim është punonjës e BE në Tiranë apo është punonjës e Tiranës zytare në BE.
E mendoni seriozisht këtë?
E mendoj shumë seriozisht dhe me bindje të plotë
Do ta thonit nëse nuk do ishit në strukturat e PD?
Do ta thoja kudo që të isha, e ka demonstruar qartësisht
Çfarë do të thotë kjo se ajo është ambasadore e BE në Tiranë?
Shumë mirë, ajo rrogën e merr nga BE, por për të shërbyer i shërben Edi Ramës
Po për ambasadorin e Amerikës vlen kjo analogji?
Nuk kishte si shpjegohej ndryshe, gjithë këtë kohë Shqipëria në hashash valonte dhe ajo fshihej, Shqipëria krim dhe korrupsion dhe ajo përgëzonte. Nuk ka si shpjegohet ndryshe. Në kemi punë me qeverinë. Qeveria ka shkellur kushtetutën me të dyja këmbët.
KOHA JONË SONDAZH

