”Non-grata”, Berisha akuza ambasadorit britanik: I ndikuar nga Rama, Veliaj dhe Basha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur këtë mbrëmje akuzua të forta për ambasadorin britanik në Tiranë, për atë që ai e quan një akt korruptiv, lidhur me shpalljen e tij ”non-grata” nga Britania e Madhe.

I ftuar në ”Opinion”, Berisha e cilësoi ambasadorin një kundërshtar të vendosur të përpjekjeve të tij për rivendosjen e kauzës së drejtë në PD. Për të ambasadori është ndikuar nga Rama, Veliaj dhe Basha.

”Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim të fortë mbështetjeje ndaj Lulzim Bashës. Kjo që ka bërë ambsasadori Britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv, i ndikuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha. Kam dokument për këto që them”.

SHKARKO APP