”Non-grata” e Berishës nga SHBA, Çipa: Nëse ndryshon diçka, bëhet pas 11 majit

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa thotë se nga SHBA nuk pritet të ketë ndonjë vendim për heqjen e ”non-gratës” së Sali Berishës para zgjedhjeve të 11 majit. Për të pavarësisht sesi po rrjedhin gjërat në SHBA, nuk duket se ka ndonjë indicie për t’i hequr ”non-gratën”.
“Një vit është në disa procese hetimi të cilat edhe pse zyrtarisht nuk kanë avancuar dhe nuk kanë ndjekur afatet kohore, përsëri në statusin që ka nën hetim, është një proces që defacto i ka shkaktuar një goditje në imazhin publik, pse jo edhe në imazhin ndërkombëtar, për shkak edhe të asaj se ai u shpall nga 2 vendet më të rëndësishme të Aleancës strategjike shqiptare, përkatësisht SHBA dhe Britania e Madhe.
Pavarësisht sesi po rrjedhin gjërat dhe nga kontekstet që po krijohen, duke aluduar apo shpresuar edhe mundësinë e heqjes së non gratës nga SHBA, gjë që zyrtarisht si procedurë sipas të gjitha gjasave mbetet pas 11 majit dhe nuk ka ndonjë veprim të përshpejtuar apo indicie zyrtare nga institucionalizmi amerikan”, tha Çipa në ”A2cnn”.