”Non-grata e Britanisë”, Berisha: Shpifje nga ambasadori, shumë shpejt bëj publike provat

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, thotë se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, ka shpifur në adresë të tij.

”Shumë shpejt do të bëj publike dëshmitë tronditëse për shpifje të Allistar King Smith. Po ta di që është racist, i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij do të bënin të skuqeshin shumë njerëz”. Nga ana tjetër, Berisha theksoi ndër të tjera edhe se hamendësimet për lidhje të tij me Fatjon Dautin janë trillime.

”Gjen një gjë që unë nuk e kisha dëgjuar kurrë. Fatjon Dautin nuk e kam takuar në jetën time. Për herë të parë ia dëgjova emrin kur shkuam në seli dhe kush theu një derë. Ai pa asnjë lidhje me Sali Berishën. Ky njeri paraqitet si dëshmi e lidhjes time me organizatat kriminale në Britani. Kur ka qenë ai atje, mua më kanë ardhur këtu eksponentët më të lartë të antikrimit në Britani për të më falënderuar për bashkëpunimin”.

SHKARKO APP