“Non-grata” nga Britania, Berisha: Kam dokumentet me arsyet pse u shpalla, do i bëj publike
Kreu i PD, Sali Berisha është shpallur person “non-grata” si nga SHBA, si edhe nga Britania e Madhe. Për këtë të fundit thotë se ka prova dhe se do i bëjë publike pse është shpallur.
“Jam që të ndëshkohet çdo njeri që ka kryer krim e ka të dhëna të sigurta, por më rastisi të provoj dy procedurat, të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së, ajo e Britanisë më ndihmoi shumë, kam marrë të gjitha dokumente pse jam shpallur non-grata.
Nëse Shtetet e Bashkuara për të marrë dokumentet duhet të lobosh dhe ky është korrupsion, ndërsa Britania ka ligjin që u mor vendimi dhe nuk shkon dot në gjykatë pa bërë rekursin administrativ. Ka kanalin e veçantë të rekursit administrativ. Miqtë e mi kanë shkruajtur një seri që SHBA-ja duhet të plotësojë ligjin dhe unë nuk jam kurrë dakord me këtë.
Ja çfarë solli kjo praktikë, Gonigalin që i merrte milionat tjetrit. Mungesa e këtij kanali që tjetrit duhet ti japësh dokumentet se përse e shpalle për mua është thelbësore. Standarti evropian nuk njeh sanksion pa proces gjyqësor dhe ky është standarti më i mirë.”– tha Berisha.