Nonaj: LSI merr tre mandate, forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të Qarkut Berat

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Blenard Nonaj, shprehet i sigurtë që LSI-ja do të jetë forcë e parë në këtë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Duke marrë shkas nga takimet e shumta që ai po zhvillon këto ditë në këtë qark, Nonaj shprehet se Lëvizja Socialiste për Integrim në garën e 25 prillit do të sigurojë 3 mandate në Qarkun e Beratit.

“Mikpritja dhe puna, dy vetitë e çmuara të popullit të Skraparit sigurisht që do ti gjeja dhe në takimet e përzemërta me banorët e fshatrave Strafickë dhe Barç.

Pata kënaqësinë e një komunikimi të hapur dhe të ngrohtë me ta, ku u njoha nga afër me sfidat dhe problematikat që ata hasin çdo ditë.

Ne jemi të vendosur për të ofruar zgjidhje konkrete ndaj këtyre problematikave dhe për të zhvilluar politika, të cilat do të përmirësojnë arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien ekonomike të banorëve në fshatrat e Skraparit dhe gjithë Qarkut të Beratit.

#LSI tre mandate në Qarkun Berat.

Forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të Qarkut Berat”, shprehet Blenard Nonaj.

Mikpritja dhe puna, dy vetitë e çmuara të popullit të Skraparit sigurisht që do ti gjeja dhe në takimet e përzemërta me…

Pubblicato da Dr. Blenard Nonaj su Venerdì 2 aprile 2021

SHKARKO APP