Nonaj me pensionistët në Skrapar: Detyrimi ynë madhor të mbështesim brezin që i dha kaq shumë Shqipërisë

Mjeku i njohur, Blenard Nonaj kandidatura e LSI-së në qarkun Berat dhe rrethin e Skraparit për zgjedhjet e 25 prillit, këtë të diel ka zhvilluar një takim me pensionistët në Skrapar, ku shprehet se ”Është detyrimi ynë madhor që në qeverisjen e pas 25 Prillit, të mbështesim të moshuarit dhe pensionistët, me rritjen e pensioneve të tyre, me sigurimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore dhe sociale”.

Postimi i plotë

Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohesh dhe të jesh mes pensionistëve të Skraparit, një brez i jashtëzakonshëm që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona meritojnë mirënjohjen e brezave të rinj, veçanërisht atyre që janë në vendimmarrje, në mënyrë që të nxisin dhe të ndërmarrin politika konkrete në mbështetje të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është detyrimi ynë madhor që në qeverisjen e pas 25 Prillit, të mbështesim të moshuarit dhe pensionistët, me rritjen e pensioneve të tyre, me sigurimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore dhe sociale, në mënyrë që sadopak, ne, tu shpërblejmë gjithë atë mund, djersë dhe sakrificë të jashtëzakonshme të tyre për rritjen e brezave të rinj dhe ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë ndër vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?