Nora Malaj: Abuzimi me fëmijët, katastrofë për vendin

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka reaguar sot pas denoncimeve skandaloze për abuzimet seksuale ndaj fëmijëve transmetuar në emisionet “Stop” dhe “Fiks Fare”.

Profesorja e njohur thotë se ky është një alarm kombëtar që kërkon masa të menjëhershme. “As tërmeti nuk është aq shkatërrues , sa ajo qe emisionet Fiks Fare dhe Stopi treguan sot me zë e figurë , dramën e fëmijëve të abuzuar seksualisht që në moshën 8- vjecare dhe rrjetin e prostitucionin që po organizohet ne vendin tone, nëpërmjet abuzimit të vajzave për shfrytëzim seksual”,- deklaron Malaj në një postim në Facebook.

Deklarata e plotë e Nora Malaj:

Ky është fundi i botës! Teksa shohim skenat e tmerrshme dhe ajo cfarë ka ndodhur e po ndodh në institucionet tona te edukimit, kupton se ky është fundi i botës!
As tërmeti nuk është aq shkatërrues , sa ajo qe emisionet Fiks Fare dhe Stopi treguan sot me zë e figurë , dramën e fëmijëve të abuzuar seksualisht që në moshën 8- vjecare dhe rrjetin e prostitucionin që po organizohet ne vendin tone, nëpërmjet abuzimit të vajzave për shfrytëzim seksual.
Nuk di sesi mund të rrimë të qetë e të llomotisim nëper banaqe kur jeta e fëmijëve tanë është në rrezik e drama që po përjetojmë si Komb , po na kthehet në katastrofë sociale!
Drogê, Shqiperia është shndërruar në qendrën e trafikut të drogës në Europë, vrasje, prostitucion dhe abuzim seksual, keto janë temat që po artikulohen sot në media më 1 Tetorë! Tmerr! Dhe fjalët kanë mbaruar !
As rroj, as vdes po jam pa fjalë!

SHKARKO APP