Nora Malaj: Kur rrudhat flasin!
Nga Nora Malaj:
Kur rrudhat flasin !
Sot është dita Nderkombëtare e ndergjegjësimit për abuzimit ndaj të moshuarve !
Abuzimi i të moshuarve sipas OBSH mund të përkufizohet si :”një veprim i vetëm, ose i përsëritur, ose mungesa e veprimit të duhur, që ndodh brenda çdo marrëdhënieje ku ka një shpresë besimi që shkakton dëm, ose shqetësim për një person të moshuar”.
Shtresa e pensionistëve që pas Luftës së Dytë Botërore është shtresa më e papërkrahur.
Shtresa që Govid 19 e goditi pa mëshirë dhe që sot ndjehet e pambrojtur, e rriskuar , dhe e goditur.
Të moshuarit ndjehen të harruar , të papromovuar , të denigruar dhe të dhunuar dhe kujtohen për ta vetëm ne situata tragjike , atëherë kur mendimi dhe asistenca e tyre është si oksigjeni i nevojshëm për të jetuar ose në votime për të siguruar pushtetet dhe më pas për t’i harruar .
Askush nuk kujtohet për ta . Madje me përbuzje i etiketojnë “mosha e tretë”.
Duke krijuar nje dhunë psikologjike dhe një bulizëm moshor.
Asnje ligj dhe asnjë statusin për to!
Asnjë shërbim i dedikuar për moshën e tyre dhe për moshimin!
Qendra të mjeruara socile ku të moshuarit thjeshte luajnë “domino” , pa asnje plan për të ndihmuar dhe socializuar shoqërinë.
Diskrimin moshor për ta , i cili shoqërohet me dhunë psikologjike , me dhunë verbale, me pamundësi ekonomike dhe me braktisje dhe izolim total .
Ata sot janë pa stasus, të pasigurtë, pa shërbime të dedikuar dhe askush nuk mendon për ta!
Po rrudhat e tyre, janë dëshmia më e fortë për kalvarin e mundimeve që kjo moshë po
kalon.
Deri kur do vazhdojmë të bejmë sikur dhe do t’i marrin peng ketë grup moshor , si aset më i madh dhe memorja e shoqërisë për të vlerësuar themelet e këtij shteti që ne sot trashëgojmë!
Teksa mosha është numër ,ajo në kete ditë merr rëndësinë e një apeli të plotë , “mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur, ata janë kopshti i hijshëm që bën shpirtrat tonë të lulëzojnë.”
Një qeveri që nuk respekton , nuk vlereson dhe nuk ndihmon moshimin , po i trajton si për mëshirë , që nuk flet dhe nuk trajton abuzimin ekonomik, social , seksual dhe verbal , nuk meriton të qeverisë !