Nora Malaj: Leksioni që na dhanë vëllezërit dhe motrat nga Kosova

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve me standarde në Kosovë është një leksion për Shqipërinë. Në një reagim në Facebook, Malaj deklaron se “zgjedhjet ne Kosovë ishin leksioni më i mirë që na jepet ne , nga vëllezërit tanë shqipfolës dhe atdhetarë , se atdheu është i pari dhe menaxhohet nga ato që populli i zgjedh si përfaqësuesit e tyre , për të bërë më të mirën për vendin tënd. Zgjedhjet në Kosovë treguan se të “humburit” respektojnë fituesit dhe tashmë e kuptojnë se roli i tyre opozitarë do të jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e të ardhmes në Kosovë”.
Publikimi i plotë në Facebook i Nora Malaj:
Faleminderit vëllezërve e motrave kosovare!
Sot qytetaria kosovare dhe populli i kosoves tregoi nivelin dhe shkallen me te larte te emancipimit te nje shoqerie europiane , duke na dhene leksionin më te madh se zgjedhjet nuk janë votim monopartiak, po alternativë idesh dhe figurash që garojnë ne nje garë sfiduese , ku vota është e shenjtë dhe e paprekshme nga kushdo qoftë !
Zgjedhjet ne Kosovë ishin leksioni më i mirë që na jepet ne , nga vëllezërit tanë shqipfolës dhe atdhetarë , se atdheu është i pari dhe menaxhohet nga ato që populli i zgjedh si përfaqësuesit e tyre , për të bërë më të mirën për vendin tënd. Zgjedhjet në Kosovë treguan se të “humburit” respektojnë fituesit dhe tashmë e kuptojnë se roli i tyre opozitarë do të jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e të ardhmes në Kosovë.
Urimet më të sinqerta Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit . Një falenderim me zëmer e mirënjohje për të gjithë klasen politike , që përtej interesit politikë , ata vunë interesin e Kosovës. Ky ishte leksioni më i mirë , që ne u dha ne , politikës Shqiptare .
Tashmë ka ardhur koha të bëjmë më të mirën për vendin tonë, që mos të shkallëmojmë demokracinë e brishtë , e cila po qëndro në fije të perit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?