Nora Malaj mesazh Papa Franceskut

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj i ka dërguar letër Papa Franceskut, ku i lutet që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë dhe i begatë. Malaj thotë se sapo ka marrë përgjigjen se lutja e saj ka shkuar te Ati i Shenjtë. Ajo shprehet se Ati i Shenjtë Shqipërinë e ka gjithmonë në lutje.

Postimi në Facebook i Nora Malaj:

“Faleminderit Ati i Shenjtë që Shqiperia është gjithmonë në lutjet e tua! Me besimin e madh e të palëkundur në Zot, iu drejtova kohë më parë me një letër Atit të Shenjtë, me shpresë e përulësi, që Shenjtëria e Tij të lutej për vendin tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithnjë kam besuar dhe do të vazhdoj të besoj, se nëse të gjithë do të përcjellim energjinë pozitive dhe dashurinë për vendin, për njëri- tjetrin dhe për fëmijët tanë, forca e lutjes do të na japë vendin që meritojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot sapo mora përgjigjen se lutja ime ka mbërritur tek Ati i Shenjtë dhe ai Shenjtëria e tij, Shqipërinë e ka përherë në Lutje! Faleminderit Ati i Shenjtë që ma ndriçove këtë orë, si një shpresë për vendin ku unë u rrita dhe ku do të jetoj deri në fund të jetës!

Po i publikoj të dy letrat, e bindur që Zoti do të na ndihmojë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?