Nora Malaj: Ndryshimi po vjen!
Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Malaj shprehet se është koha për ti dhënë grave dhe vajzave më shumë pushtet në vendimmarrje.
Postimi i plotë i Nora Malaj në Facebook:
Takimi sot me zonjat dhe vajzat e Kamzës ishte si rrezet e diellit kur ngrohin shpirtrat e trazuar . Të gjitha zonjat bashkë folën për vështirësitë e jetës . Ato ndjehen të mbushura me plot shpresë e besim për të hequr të keqen e madhe që sot ka zabtuar vendin. Biseda me zonjat rrjedh natyrshëm dhe ashtu sic bora shkrin në male , ashtu dhe mirësia e besimi shpaloset në fjalën e fytyrat e tyre. Nuk ka më bukur sesa të ndjehesh mes tyre si e barabartë dhe se bashku tę trajtojmë hallet tona . Besoj dhe ndjesë se forca e gruas dhe vota e saj do bej ndryshimin . Ndryshimi do vi nga keto misionare që nuk lodhen së shërbyeri në familje, së buzëqeshuri por dhe së kontribuari për ndryshimin e madh qe do jetë 25 Prilli! Se bashku me pranverën do vij dhe pranvera per shqiptarët dhe Shqiperinë . Unë besoj te gruaja , energji dhe misioni që ato kanë … Dhe pak ditë dhe Shqipëria do t’i bashkohet Kosovës për të bere ndryshimin e madh! Mirënjohje për zonjat e Kamëz që i bashkohen LSI.