Nora Malaj takim me banorët në njësinë 10: Bekimi i kësaj nëne, tregon se 25 Prilli është dita e fitores

Kandidatja e LSI-së për deputete, Nora Malaj gjatë një takimi me banorët në njësinë nr.10 në Tiranë, thotë se qytetarët nuk qëndrojë indiferentë, pasi janë me mirësi dhe ndalen sipas saj, për të diskutuar e për të dialoguar mbi programin e LSI-së. ”Ndaj i dua njerëzit se për ta nuk ka rëndësi nëse shkon nga dera apo nga ballkoni. Ata e ndjejnë dashurinë që përcohet dhe energjinë e mirë për ta! Bekimi i kësaj nëne e duart e shtrënguara me dashuri nga banorët pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, tregon se 25 Prilli dita e fitores, e së mirës kundra së keqes, e mirënjohje dhe ndjesërisë njerëzore, kundra arrogancës e papërgjegjësisë është shumë pranë”,-shkruan Malaj në facebook.

Postimi i plotë

Dashuria njerëzore kapërcen çdo pengesë! Teksa shpërndanim fletëpalosjet e programit të LSI te njësia 10 askush nuk qëndronte indiferentë. Të gjithë, një zëri, plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin për të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI.

Të mërzitur e zhgënjyer, ata shprehen të gatshëm për të shkuar në votime si mision kombëtar. Teksa vazhdonim rrugë, nëna nga ballkoni na thërret e na ofron që t’i shkojmë pranë! Ndaj i dua njerëzit se për ta nuk ka rëndësi nese shkon nga dera apo nga ballkoni.

Ata e ndjejnë dashurinë që percohet dhe energjinë e mirë për ta! Bekimi i kësaj nëne e duart e shtrënguara me dashuri nga banorët pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, tregon se 25 Prilli dita e fitores, e së mirës kundra së keqes, e mirënjohje dhe ndjesërisë njerëzore, kundra arrogancës e papërgjegjësisë është shumë pranë.

Dashuria e nënës është bekim për brezat dhe për vendin. Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë!

SHKARKO APP