Nora Malaj: Të mbështesim njëri-tjetrin për të larguar këtë të pushtet-shtet të kapur nga paniku

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Nora Malaj thotë se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e njëri-tjetrit për të hequr ketë të keqe të madhe që quhet Pushtet-Shteti i panikut dhe frikës. ”Tek e fundit gara nuk është sfidë personal, por një mundësi për të vënë veten në funksion te atyre që besojnë te ty. Të gjithë besojnë se kanë nje ëndër. Po ata që besojnë me shumë te ti, janë familja, të afërmit, shokët, miqtë e vjetër e të rinj dhe ata që e duan ndryshimin dhe e ndjejnë ata”,-shkruan Malaj në facebook.

Postimi i plotë

Besimi te votat e miqve. Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e votimit. Kur diten e fillon me miq të shtrenjtë si Agimi dhe Rajmonda e Fioraldën e kupton që dita ecën shpejtë dhe mbeshtetja që miqtë të japin ka vlerë të jashtezakonshme.

Tek e fundit gara nuk është sfidë personal, por një mundësi për të vënë veten në funksion te atyre që besojnë te ty. Të gjithë besojnë se kanë nje ëndër. Po ata që besojnë me shumë te ti, janë familja, të afërmit, shokët, miqtë e vjetër e të rinj dhe ata që e duan ndryshimin dhe e ndjejnë ata.

Ata që votën e thonë hapur për ty dhe nuk tremben nga asgjë. Kjo quhet vota e miqësisë, e njerëzve të mirë dhe e atyre që nuk lodhen së qeni përkrahë teje. Se ata janë miqtë me të mirë që besojnë te ty. Ndoshta nuk di të fluturoj së bashku me zogjtë në lartësi, pasi nuk kam krahë si ta, ndoshta nuk di të notoj në thellësi me peshqit, pasi nuk kam velëza si ta, por di të qendroj dhe të eci krah për krahë me njerëzit.

Mirënjohje dhe faleminderit të gjithë ju miq që më mbështesni. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e njëri-tjetrit për të hequr ketë të keqe te madhe që quhet Pusht-Shteti i panikut dhe frikës.

Mos harroni nr 6️⃣LSI

Mos harroni nr 8️⃣ Nora Malaj

SHKARKO APP