Nora Malaj: Tre histori dhe fushata “Libra me kredi “

(Kur e ardhmja u kthye nga një premtim në një kërcënim-historia e tekstit falas)

1. Historia e parë është e Laertit, mikut tim të mirë , që ka një muaj së bashku me familjen, që ka emigruar në SHBA. Një telefonatë e tij, e bërë mbrëmë në darkë, që ndonëse kishte vetëm një muaj që kishte shkuar në Nju Jork, më gëzoi pa masë. Ai ishte rregulluar me punë, gruaja që e kishte të pamundur në Shqipëri të fillonte punë, atje kishte filluar në një supermarket dhe fëmijët ishin regjistruar në shkollë e kishin filluar pune par -time . E gjithë familja, për një muaj kishte gjithcka që në vendin e tij nuk i sigurohej. Më bëri të gëzohesha për të, po edhe të trishtohesha për vendin tim e të Laertit, që ai e la, pa kthyer kokën prapa, ndonëse vitet e tija, 45 – vjecare, janë mosha më e bukur dhe e artë për cdokënd që ka investuar në vendin e tij, po që pasiguria që i ofron vendi e bënë që ai të largohet. Po të përshendes me vargjet e Lasgushit zysh Nora:

“ As rroje , as vdes, po jam pa mend” . Zero papunësi në Nju Jork më tha. Tani kam mundēsi të shijoj jetën më tha. I urova fat e mbarësi dhe m’u kujtua miku im Xhaxhi Doktori, kur e pyeta se çfarë është lumturia, ai më tha: “Mungon gjithçka. Edhe dashuria, thonë edhe lirinë na e kanë vjedhur. S’ na bënë përshtypje, të lumtur jemi, edhe siç duket kolektivisht të tredhur”. Qesha, se nuk qaja dot!

Swiss Digital Desktop Reklama

2 – Historia e dytë, bëhet fjalë për Henrin. 26 – vjeçar që jeton në Berlin, që tanimë pas përfundimeve të studimeve që bëri ne Gjermani, ai nuk do të kthehet në vendin e lindjes!!! Jo se nuk e do, por se nuk e motivon, e mbyt e trishton. Në intervistën e tij me kancelaren Merkel, ai thotë: “Ka dështuar çdo gjë në Shqipëri, politika mbytëse, pasiguria e jetesës, pamundësia për shkollim, mos perspektiva për punësim, arroganca dhe niveli minimal i jetesës, mos pasja e një perspektive dhe stresi social, janë këto që e bëjnë të pamundur jetesën në vendin tim. Më dhemb, por nuk shoh dritë në fund të tunelit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trishtim i madh! Teksa po lexoja m’u kujtua miku im, Prof . Tupja që do të shkruante: “Në Shqipërinë tonë verbërisht, shurdhërisht e mendërisht të çoroditur, është vendosur diktatura e NJËSHIT, që nuk i jep llogari askujt, sepse na qenka i PAGABUESHËM!”

3. Historia e tretë, është ajo që dje pamë në media, te emisioni për problematikat sociale, për gjendjen e mjeruar të familjes Geraliu në qendër të Tiranē, pas Shkollës së Kuqe. Familja e tij jeton përtej imagjinatës, në mjerim të plotë dhe Poema e Mjerimit “Kafshat që s’kapërdihet“ , i rri si diçiturë tablosë së kësaj familje. Atje jetojnë dhe dy fëmijë të mitur që duhet të shkojnë në shkollë, por deri më tash nuk kishin shkuar. Ata do marrin libra, por jo falas, por me kredi, pasi nëse nuk i mbajnë pastër, Guralou dhe e shoqja që janë të papunë në fund duhet t’i paguajnë … O zot , ndihmomë të kuptojë absurdin ku jetojmë … Kjo është njëra pamje, ajo që “ shkëlqen” janë ministrat që si matrioshkat Ruse (kukullat që dalin nga më e madhja te më e vogla) kanë dalë nëpër Shqipërinë e varfër dhe arkëtojnë një zëri pasurinë e qytetarëve, pasi buxheti i shtetit është i taksapaguesve, librat janë pronë e shtëpive botuese, ministrat si të papunë, blegërinë nën ritmin e librave “falas”, një premtim i pambajtur, që në fakt kthehet në kërcënim për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Libra falas një tjetër gënjeshtër e radhës që shitet si e vërtetë! Ky është vendi im, me mrekulli natyore, me çmenduri ministrore, që nuk e kap dot mendja njerëzore. Më dhëmb kjo tablo e trishtë … po nuk mundem të hesht dot …

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?