Nora Malaj tregon shifrat e frikshme sesa nxënës janë më pak këtë vit shkollor
Ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, tregon se 17,149 nxënës më pak fillojnë klasën 9-vjeçare, 8 mijë më pak gjimnazistë dhe 5 mijë më pak në sistemin universitar. Ajo thotë se ndodhemi në një situatë, ku shkollat janë braktisur, por nga ana tjetër, nxënësit hasen me vështirësinë e lëvizjes për të shkuar në shkolla.
”Viti akademik që shkoi ka qenë me 156 shkolla në të gjithë zonat rurale që u mbyllën. 13 në Lezhë, 31 në fier, 24 në Durrës, 21 në Korçë, 18 në Lushnje, 14 në Elbasan, 13 në Shkodër, 12 në Pukë, dhe 10 në Kukës.
Viti aktual fillon me 10 mijë fëmijë më pak hyjnë për herë të parë në klasë të parë. 17,149 nxënës më pak fillojnë në klasën 9-vjeçare, 8 mijë më pak me gjimnazistë dhe 5 mijë më pak në sistemin universitar.
Kemi një situatë të tillë , ku nga njëra anë shkollat janë braktisur, kemi rritjen e numrit të klasave kolektive, që normalisht krijon probleme, kemi vështirësitë e lëvizjes. Kryetari i Bashkisëë thotë se kemi hapur shkolla të reja, nga ana tjetër kemi Ministrinë e Arsimit, thotë se në Tiranë e kemi të pamundur që të realizojmë procesin e mësimit dhe do të ndahet me dy turne”,-tha për ”Ora News”.