Normalizohet situata në qarkun Gjirokastër, ja si paraqitet gjendja

Në territorin e qarkut Gjirokastër situata është e qetë, ndërsa janë rikthyer kthjellimet. Nga strukturat vendore të Mbrojtjes Civili pranë bashkive si dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut Gjirokastër deri tani nuk ka informacione për situata problematike.

Nivelet e Vjosë, Drinos si dhe përrenjtë që përshkojnë qytetet e qarkut dhe njësitë administrative janë brenda shtretërve të tyre. Nga Autoriteti Rrugor Jugor janë marrë masa për hapjen dhe kriposjen e akseve që ishin mbuluar nga bora.

Të gjitha rrugët Kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme. Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet, ndërsa energjia elektrike në njësinë administrative Kurvelesh u rikthye që prej orës 11:00 njësitë e tjera furnizohen normalisht.

SHKARKO APP