“Notre Dame de Tiran”/ Kauza e Teatrit risjell në kryeqytet Avni Delvinën

Avni Delvina, miku i madh i Teatrit Kombëtar, çel më 2 nëntor një ekspozitë të shumëpritur e që premton befasi të bukura për artdashësit shqiptarë e sidomos për qëndrestarët e Teatrit, artistë e qytetarë që prej 20 muajsh protestojnë e mbrojnë ndërtesën, truallin e trashëgiminë e bukur kulturore të lidhur me të.

40 grafika me shumë domethënie e me stilin e veçantë delvinian, përmes të cilave Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

Më 1 nëntor, ora 17:30 është parashikuar konferencë për shtyp me Avni Delvinën lidhur me ekspozitën, në hollin e Teatrit Kombëtar.

SHKARKO APP