Nuk dini ku të kaloni fundjavën? N’Zall Bastar, për 25 min (Video)

Deri dje më përpara shkoje në Vlorë se në Zall Bastar, ndërsa sot për 25 minuta je në qendër të fshatit. Gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj dëshirojnë që të shijojnë pamjet piktoreske që të ofrojnë zonat rurale rreth kryeqytetit. Një prej këtyre mrekullive është edhe Zall Bastari, një nga zonat më të largëta të kryeqytetit që ofron pamje fantastike, por edhe ushqime bio. Zall-Bastari ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.
Territori kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske. Në faqet e kodrave deri lart në male, që vijëzohen me rrëpira të shumta, dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre.
Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 132 km2. Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota.
Kjo zonë ka qenë e banuar që në shek. Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtorinë, bujqësinë, pemëtarinë e tregtinë.

SHKARKO APP