“Nuk do gjejë vrimë ku të futet”, avokati i Tufës flet për kërcënimet e Brahos: Ja çfarë e shqetëson

Ish-kryetari i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka vendosur t’i kundërpërgjigjet menjëherë deputetit socialist, Spartak Braho pas kërcënimeve të këtij të fundit se as në vendin ku ka kërkuar azil politik nuk do të jetë i qetë.

Avokati i Tufës, Kujtim Cakrani deklaroi nga studio e “FaxNews” se sot janë paraqitur në prokurori dy padi për shpifje: Një për Brahon dhe një për Fatos Tarifën.

“Në kushtet kur këto ishin shpifje dhe fyerje, zoti Tufa më ka kontaktuar dhe më ka thënë që Brahon dhe Tarifën t’i çojmë në gjykatë. Morëm gazetën dhe pamë që kishte vepër penale. Sote përfunduar punën dhe kemi paraqitur dy padi veç e veç”, tha ai. Avokati bëri me dije se në padi kërkohet një dëmshpërblim moral dhe financiar.

Më tej, Kujtim Cakrani listoi edhe arsyet pse Agron Tufa u detyrua të kërkojë azil politik në Zvicër. Sipas tij, sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme dhe mos-reagimi i shtetit e çuan Tufën drejt këtij vendimi.

“Pas shumë sulmeve dhe shpifjeve, ai u drejtua në gjykatë për akuzën e shpifjes ndaj 5 personave. Filluan sulme të gjithënashme ndaj zotit Tufa, pati edhe sulme nme dhunë nga makina. Ndërsa para një muaji u kërcënua në rrjetet sociale, bashkë me të edhe unë. Pse zoti Tufa është sulmuar dhe pse pikërisht tani? Këtë duhet ta mësojnë shqiptarët dhe jo pse zoti Tufa u largua.

Zoti Tufa ka bërë edhe kallëzime penale ndaj personave. ISKK është krijuar me ndihmën e të huajve, të BE, i cili pas shumë rezolutash ia arriti të motivojë Parlamentin të krijojë këtë institute. Zoti Tufa pati një detyrë të vështirë. Këta i shqetësonte ëe kaluara e tyre kriminale dhe filluan në mënyra të drejtëpëdrejta, në mënyra të tërthorta, të sulmohet. Ata bëjnë sulme banale ndaj zotit Tufa dhe kjo është një lojë e shtetit”, tha Kujtim Cakrani.

Ai shtoi se pjesë e kërcënimeve kanë qenë edhe fëmijët dhe familja e Agron Tufës. “Edhe fëmijët e zotit Tufa janë anatemuar, duke I akuzuar babanë si falsifikator, si tradhtar, lloj-lloj shantazhesh. Kjo është një trysni e madhe që ka përjetuar familja e zotit Tufa. Zoti Tufa nuk është vendosur nga qeveria, por nga bordi. Arsyet e largimit të zotit Tufa këto kanë qenë, kërcënimet që merrte çdo ditë në rrugë, në rrjetet sociale, si edhe kërcënimet e familjes”, deklaroi avokati Kujtim Cakrani për “FaxNews”.

SHKARKO APP