Nuk do ketë debat për Tiranën, Halim Kosova tërhiqet

Një deklaratë e dy ditëve më parë e Halim Kosovës, u mor si pranim i sfidës së lëshuar nga Erion Veliaj për një debat publik.

Halim Kosova tha se, “nëse është fjala për të diskutuar për një projekt në të mirë të qytetarëve, mua më ka në fushë të betejës”.

Ky pohim u mor si një pranim për debat publik. Për këtë arsye, Veliaj e ftoi Kosovë për një debat që mbrëmjen e sotme.

Por deklarata e Kosovës nuk fakt nuk ka qenë një pranim për debat publik. Ai nuk e ka pranuar kërkesën për debat dhe me gjasë, një debat i tillë nuk do të ndodhë.

SHKARKO APP