Nuk do të ekstradohet, Dritan Goxhaj: Telefoni dhe kompjuteri im janë në Hagë

Gjykata e Apelit vendosi të martën lirimin nga qelia të ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj duke mos lejuar ekstradimin e tij. Ish-ushtari i UÇK-së zbulon edhe skandalin me Prokurorinë e Tiranës, e cila në kundështim me ligjin i ka transferuar sendet personale në Hagë.

“Prokuroria e Tiranës në kundërshtim me të gjitha ligjet e këtij vendi i ka transferuar të gjitha pajisjet e mia elektronike, kompjuterin dhe telefonin tim personal, Gjykatës Penale të Hagës pa u bërë ekstradimi dhe pa u vendosur nga Gjykata ekstradimi im. Pra edhe pse nuk jam ekstraduar telefoni im është në Hage. Diçka absurde që ndodh në këtë vendin tonë”, tha Goxhaj.

Dritan Goxhaj akuzohej nga Prokuroria Speciale, se nëpërmjet një statusi të bërë në rrjetin social “Facebook”, ka intimiduar dëshmitarët në procesin për krime lufte që po zhvillohet në Hagë, kundër drejtuesve të UÇK-së.

SHKARKO APP