”Nuk do të jesh gjithmonë kryeministër”, Topi rrëfen paralajmërimin që i bëri Berishës para 16 vitesh
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për ndryshimet kushtetuese të 16 viteve më parë, duke theksuar se në atë kohë kishte parashikuar zhvillimet që tashmë kanë ndodhur dhe për këtë kishte folur dhe me Sali Berishën.
“Personi që e inicioi ndryshimin kushtetues të vitit 2008 ishte Sali Berisha. Unë kam qenë në krye të shtetit dhe i kam bërë thirrje publike. Kam dhënë argumentet e mia, madje kam qenë i bindur se situata do të vinte në këtë pikë ku është sot. I kam thënë: Ki kujdes sepse nuk do të jesh gjithmonë kryeministër.
E kam thënë edhe publikisht. Kjo që po bëhet, i kam thënë në atë kohë, po synon ta kthejë Shqipërinë në formatin e një republike kryeministrore, por ai që do të vijë për aq sa unë e njoh, do ta kesh shumë të vështirë ta mposhtësh më. Që nga momenti që Rama ka ardhur në vitin 2013, unë jam dëshmitar okular, profesionist, i asaj që ka bërë Edi Rama. Ishte dhe është akoma i papërmbajtshëm”, tha ish-presidenti.