“Nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule”, Kalo jep një tjetër mesazh për shqiptarët
Aktualitet E Hënë, 23 Mars 2020 11:24
Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga pandemia në vendin tonë, ku brenda 24 orëve janë shënuar tre humbje jetësh.
Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:
Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, shkruan mjeku.