“Nuk do të ketë asnjë vonesë me pensionet”, por kreu i ISSH-së ka edhe një apel: Mos lëvizni nga shtëpia! Ja si do të kryhet pagesa

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, njoftoi përmes një postimi në facebook, se institucioni që ai drejton ka përfunduar hartimin e listave të pensionistëve kryefamiljarë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të mundësojë të gjitha institucionet e tjera të linjës që të kenë informacion të saktë për t’iu ofruar të gjitha shërbimet për ushqime apo barna në banesë.

Ndër të tjera Hado garanaton çdo pensionist se nuk do të ketë asnjë vonesë apo problem në tërheqjen e masën së pensionit mujor

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti i Sigurimeve Shoqërore përfundon hartimin e listave të pensionistëve kryefamiljarë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të mundësojë të gjitha institucionet e tjera të linjës që të kenë informacion të saktë për t’iu ofruar të gjitha shërbimet për ushqime apo barna në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas udhëzimit të Kryeministrit, Z. Edi Rama, ISSH përfundoi sot të gjitha listat emërore, duke i shpërndarë në 12 Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilat në bashkëpunim me njësitë vendore dhe institucionet e tjera do të ngrenë grupet e punës për të dërguar pranë banesave të tyre shpezat ushqimore dhe farmaceutike.

Gjithashtu, ISSH garanton çdo pensionist se nuk do të ketë asnjë vonesë apo problem në tërheqjen e masën së pensionit mujor, duke iu bashkuar thirrjes që të mos lëvizin nga shtëpia, sepse pagesa e pensionit të pleqërisë do të bëhet në çdo adresë dhe se për ne jeta e çdo pensionisti është pasuria më e madhe .

KUR THEMI FRIKË JO, KUJDES PO, FJALA KUJDES NË KËTË LUFTË KA FYTYRËN E PRINDËRVE TANË!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?