Nuk do të ketë më një PD, por dy

Politologu Ermal Hasimja, thotë se nëser në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha, mund të ketë pjesëmarrje më të vogël se në Kuvendin e Sali Berishës i mbajtur më 11 dhjetor. “Mund të ketë pjesëmarrje më të vogël se te Sali Berisha. Do të ketë një numër të konsiderueshëm për ta bërë të besueshëm vlerën e Kuvendit”.

Për të e vetmja zgidhje që mund të shihet në këtë moment është gjykata, që ta vendosë përfundimisht. Hasimja parashikon se në të ardhmen do të kemi dy Parti Demokratike

”Mesa duket nuk do të kemi një Parti Demokratike, por dy. Nuk është një skenar i paparë më përpara, ka ndodhur edhe në vende të tjera. Gjykata nuk do të lejonte dot një lloj dykokësie në drejtimin e partisë, njëra pjesë do të detyrohet të krijojë një parti tjetër të djathtë. Mendoj që në momentin që PD do të ndahet në dy pjesë, kjo nuk e përjashton bashkëpunimin e tyre në të ardhmen”.

SHKARKO APP